AKSESOR DASME

AKSESOR DASME

Nuk mund të flasim për një dasëm të përkryer kur mungojnë aksesorët e përkryer.

Aksesorët janë ato që i japin dasmës atë bukurinë dhe elegancën, por që do shërbejnë edhe për kujtimet më të bukura kur do shikoni fotot e dasmës tuaj. 

Disa aksesorë në dukje të vegjël, por njëkohësisht të bukur, mund të bëjnë dallimin dhe t’i japin martesës tuaj një tjetër nuancë. Olga krijon per ju aksesorët e nevojshëm të gjithë të punuar në dorë për ju. 

Ne ju vëmë në dispozicion një listë me aksesorët e dasmës që do ju nevojiten për dasmën tuaj:

  • Libër i urimeve
  • Jastëk i vogël për të mbajtur unazat e martesës
  • Gota për shampanjë
  • Tabaka e zbukuruar për këpucët e nuses
  • Enë mjalti për të vendosur mjaltin vjehrra te nusja
  • Shporta të punuar me dorë për orizin dhe petale trëndafilash
  • Seti me thikë dhe spatul për tortën e dasmës
  • Shamia e nuses
  • Shamia e dhëndrit
  • Varëse të fustanit të nuses dhe të kostumit të dhëndrit 
  • Byzylyke për shoqërueset e nuses 
  • Kurora me lule për shoqërueset 
  • Këpucët me inicialet tuaja nga poshtë ose një frezë e zgjedhur nga ju 
  • Qese të vogla me oriz 
  • Kutia për zarfet e martesës
  • Numrat e tabelave për vendin e të ftuarve në tavolina
  • Menuja e restorantit
Select your currency
EUR Euro