DEKORI I KISHËS SË PAGËZIMIT

DEKORI I KISHËS SË PAGËZIMIT

Nuk mund te bëhet një pagëzim dhe të mos dekorohet kisha dhe fjala vjen për ambientin e kishës jashtë pasi brenda si gjithmonë duhet të ruajmë natyrën e shenjtë të kishës. Disa buqeta me lule natyrale dhe zbukurimi i kolimbithrës me një kurrorë me lule natyrale janë mëse të mjaftueshme për një pagëzim.
Por jashtë kishës prindërit zgjedhin që të krijojnë një botë magjike që fëmija e tyre të ketë kujtimet më të bukura në setin e tyre fotografik.
Dekori I kishës përveç hyrjes në kishë me tullumbace krijohet edhe një kënd që kohët e fundit preferohet shumë.
Është i ashtëquajturi “Sweet table” ku në këtë kënd vendoset një tavolinë me të gjitha llojet e ëmbëlsirave që prindërit kanë përzgjedhur të gostisin të ftuarit e tyre si dhe lëng frutash, konfetat, dhurata të vogla për fëmijë etj.
Ky kënd është nga më të bukurit në dekorin e kishës dhe sa mbaron ceremonia e pagëzimit, të ftuarit pasi urojnë prindërit dhe Nunin për dritën e shenjtë që morri fëmija e tyre, drejtohen tek ky kënd.
Në kishë nuk mungon edhe këndi i fotove ku të gjithë të ftuarit do bëjnë foto me fëmijën e sapo pagëzuar dhe me prindërit dhe Nunin e tij.

Select your currency
EUR Euro