VESHJET E SHOQËRUESVE

VESHJET E SHOQËRUESVE

Shoqërueset e nuses janë ndër imazhet më të dashura të dasmës. Sipas stilit të dasmës kemi dy lloje shoqëruese nusesh.

 

Stili i parë janë fëmijët e vegjël që zgjedh çifti i cili dëshiron të martohet në kishë. Një pjesë e shoqëruesve të vegjël mbajnë bishtin e fustanit të nuses dhe një pjesë tjetër hedh petale gjatë dorëzimit të nuses nga i ati tek dhëndri!

Fëmijët e vegjël janë gjithmonë rreth nuses gjatë gjithë ceremonisë me veshje të bukura duke u dhënë një penelatë të veçantë fotografive artistike të çiftit.

Kur celebrimi i dasmës bëhet në altar, mikeshat e nuses dhe miqtë e dhëndrit janë ata që do jenë në krahë të çiftit. Ata i shoqërojnë dhe janë prezent në betimet e tyre por edhe i ndihmojnë nga setet fotografike deri tek djegia e shamisë së beqarisë.

Ngjyrat e fustaneve të shoqëruesve varren gjithmonë nga stili i dasmës dhe nga tonelatat e ngjyrave që ka zgjedhur çifti per dasmën e tij!

Select your currency
EUR Euro