Keshilla

Keshilla

Sekrete të vogla për një organizim perfekt

Dhjetë këshilla për nusen

Dhe ndërsa vjen çasti i martesës, me siguri vëmendja e të gjithëve fokusohet tek nusja. Të gjithë pyesin se çfarë fustani do të veshë, si do të jetë krehja e saj, do të dijë të vallëzojë bukur, si do të sillet me të ftuarit etj.
Sekrete të vogla dhe këshilla të rëndësishme për nusen që bëjnë diferencën.

  • Gjatë dy javëve të fundit para martesës sigurohuni që të flini të paktën 8 orë, kështu lëkura juaj do të jetë më e shndritshme. Një nuse me rrathë të zezë poshtë syve dhe lodhje të dukshme në fytyrën e saj nuk është aspak një gjë e këndshme për t’u parë atë ditë.
  • Mos bëni dieta shteruese, sepse përveçse bëjnë dëm në shëndetin tuaj dhe nëse fustani juaj do t’ju rinte i madh, ajo ditë për ju do të kthehej në një katastrofë! Por, nga ana tjetër, mos u shtroni të hani më tepër, sepse mundësia që fustani juaj të mos kopsitet apo të detyroheni të tërhiqni barkun që të hyni në të do të krijonte një problem të madh.
  • Fustan nusërie me vello apo jo? Velloja është një aksesor shumë i bukur dhe i mrekullueshëm për nusen. Nëse jeni nga nuset që do ta zgjidhnit, ju shkon apo jo, shikoni në fillim disa elemente negative të vellos që mbase nuk ishit në dijeni deri tani. Velloja do t’ju bjerë përpara gjatë gjithë kohës dhe në vazhdimësi do t’ju shqetësojë sidomos në tryezë. Sa herë që do t’ju përqafojnë, do t’ju tërheqin vellon dhe si rezultat do të prishej krehja juaj. Edhe nëse nuk mund të imagjinoni veten tuaj me vello, ka shumë alternativa të tjera, të tilla si një kurorë, një bizhuteri elegante që mund të vendoset nga parukierja në krehjen tuaj ose një lule që mund të përputhet me stilin e veshjes suaj të dasmës. Ju mund të jepni dasmës suaj një stil më vintage duke vënë një kapele me një vello ose ndonjë aksesor tjetër martesor me pupla. Por, kini kujdes, mos i ngarkoni flokët tuaj me kurorë dhe lule kur ju zgjidhni të vini një vello.
  • Në qoftë se ju vendosni që të vini një vello, pas ceremonisë në kishë, në tryezë, i kërkoni dikujt t’ua heqë me kujdes. Madje, ndërsa parukierja kujdeset për krehjen tuaj kërkoni që t’i tregojë një të afërmi tuaj se si ta heqë me kujdes vellon pas kishës.
  • Mos bëni ndryshime në ngjyrën e flokëve ose te gjatësia e tyre në muajin e fundit, gjë që mund të rezultojë fatale! Konsultoni një ekspert që të mos kini stresin e paraqitjes suaj gjatë ditëve të dasmës.
  • Sigurohuni që të qëndroni larg telasheve të miqve apo të familjes. Një skenë e tillë do t’ju mërziste dhe do të kishte një ndikim negativ në psikologjinë tuaj, kështu që lërini pas dasmës suaj të zgjidhni probleme të tilla.
  • Stresi dhe nervozizmi janë ndjenja normale, KUJDES mos iu shfryni të dashurit tuaj, mendoni se edhe ai po kalon të njëjtën gjë.
  • Kaloni kohë me familjen dhe miqtë, kështu do të kontrolloni stresin dhe askush nuk do të ankohet se ju kanë rrëmbyer përgatitjet e dasmës.
  • Një ditë para dasmës pushoni në një spa ose thërrisni ose edhe nje masazh i thjesht do tju çlirojë nga tensioni i javës dhe do të relaksoheni mjaftueshëm.
  • Dhe, më e rëndësishmja, mos harroni që atë ditë para se të mbërrini në kishë, t’i tregoni burrit tuaj se sa shume e doni dhe natyrisht theksojini se sa bukur do të duket me kostumin e dhëndrit.

Dhjetë këshilla për dhëndrin

Ju mund të mendoni se roli juaj në martesë përfundoi me zgjedhjen e unazës dhe me propozimin që i bëtë të dashurës suaj. Mbase nuk e besoni, por martesa nuk është vetëm çështje e nuses!

  • Jo vetëm nusja duhet të organizohet për fustanin e nusërisë, por edhe ju për kostumin tuaj të dasmës. Pothuajse 4-5 muaj para ditës së dasmës suaj filloni të kërkoni për kostumin e dhëndrit. Mos prisni deri në minutën e fundit për ta zgjedhur atë, se shumë e mundur që të mos gjeni atë që ju pëlqen dhe përshtatet me ju, por edhe me stilin tuaj të dasmës.
  • Filloni të mendoni nëse do ta blini apo do ta merrni me qira kostumin tuaj. Provoni stile të ndryshme në mënyrë që të siguroheni se kostumi që keni zgjedhur është edhe ai që ju përshtatet më tepër.
  • Pyesni të fejuarën tuaj në duhet të kujdeseni për ndonjë detaj të veçantë në kostumin që do të zgjidhni, p.sh. në ngjyrën apo në stilin e tij. Më mirë akoma, merrni me vete një shoqen tuaj, e cila e ka parë fustanin e nuses për t’ju ndihmuar të gjeni kostumin e përshtatshëm!
  • Mos u rruani një ose më mirë dy ditë para dasmës. Rruajuni pak para se të vishni kostumin tuaj (natyrisht që ju e keni dëgjuar shprehjen "dhëndri rruhet në fund"!) dhe vendosni krem hidratues. Lëkura juaj do të jetë e butë, gati për puthjen e nuses suaj!
  • Nëse nuk rruheni kundër, mos e bëni ditën tuaj të dasmës, sepse kjo mund të krijojë skuqje.
  • Shumë burra nuk shquhen për aftësitë e tyre në valle, kështu që është mirë të shkojnë në një kurs vallëzimi për të mësuar disa hapa në mënyrë që të lënë përshtypjet më të mira kur të vijë çasti i valles së çiftit.
  • Mos pini alkool dhe duhan para se të merrni nusen. Ju duhet të jeni sa më i freskët dhe i pastër të jetë e mundur. Keni gjithë pjesën tjetër të ditës të bëni gjithçka që keni ëndërruar.
  • Parfumet dhe lulet do të kenë mjaftueshëm aroma të forta prandaj mos hidhni parfum në kishë. Aroma e sapunit është ajo që ju duhet për momentin. Kërkoni nga një mik ose nga kumbari juaj të ketë me vete parfumin tuaj për ta hedhur atë në festë.
  • Një veprim i zgjuar do të ishte të takoheshit disa herë me fotografin dhe kameramanin tuaj, në mënyrë që të miqësoheni me të. Kjo do t’ju bëjë që të ndjeheni më komod gjatë fotografimit dhe filmimit të dasmës suaj.
  • Dhe më e rëndësishmja, mos harroni në asnjë mënyrë që, atë ditë, para se të arrini në kishë, t’i thoni bashkëshortes suaj se sa shumë e doni dhe natyrisht t’i theksoni asaj se sa nuse e bukur do të duket.
Select your currency
EUR Euro