PAGËZIMI

PAGËZIMI

Ardhja e një fëmije të ndryshon krejtësisht jetën duke i bërë ditët më të gjata, netët më të
shkurtra. Brenda jush gufon një dashuri që nuk e dinit se ekzistonte dhe befasisht shpaloset
para jush një e ardhme që ia vlen ta jetoni! Fëmija juaj është princi apo princesha i përrallës që
ëndërronit!
Dhe ndërsa kalojnë disa muaj ….. vjen dita e pagëzimit !
Për ne, në Kalimera by Olga çdo princ i vogël apo pirat, ose çdo princeshë dhe zanë, është një
personazh i vogël në udhëtimin magjik të pagëzimit!
Shumëllojshmëri ngjyrash, propozime nga më të ndryshme krijojnë mozaikun e pagëzimit. Ne
ofrojmë një gamë të gjerë ftesash, bombonjera ose konfetat, ëmbëlsirat dhe dekorin e festës
me tematikën që ju preferoni për të kompozuar një mjedis përrallor, sipas shijes tuaj.
Ftesa të veçanta, unike të punuar në dorë dhe konfeta me fantazi, të personalizuara për nevojat
tuaja nga Kalimera by Olga.
Pagëzimi është mister që bëhet vetëm një herë në jetën tonë dhe çdo gjë që ka lidhje me të si
uji, zhytja e trefishtë në të, Trinia e Shenjtë, vaji i ullirit, rrobat e bardha, dëshmitë, prerja e
flokëve, llambadha, mirosja, të gjitha kanë simbolikën e tyre.
Përveç rëndësisë fetare të këtij akti ka edhe aspektin shoqëror, ku dy familje do vijnë më afër
për shkak të kumbarisë që do t’i lidh. Pas misterit të pagëzimit do të vijojë një drekë e dhënë
nga prindërit për miqtë dhe familjen që do të jenë të pranishëm në misterin e pagëzimit.
Kjo është arsyeja pse nuni dhe prindërit, secili nga ana e tyre, dëshirojnë të zgjedhin më të mirat për të paraqitur tek të ftuarit ditën e pagëzimit.
Por mbi të gjitha, rrobat më të mira duhet të zgjidhen për fëmijën që do të pagëzohet.
Ne kujdesemi dhe për hollësinë e fundit që pagëzimi i fëmijës suaj të ketë famën dhe bukurinë që i përshtatet rastit.
Për arsye se ne e dimë mungesën e kohës për një mama të re, Kalimera by Olga kujdeset për organizimin e pagëzimit tuaj deri në detajet e fundit.
Me jetë të gjatë… atëherë!

Select your currency
EUR Euro