VEZË PASHKE

VEZË PASHKE

Kur i referohemi festës së Pashkëve nuk mund të mos na shkojnë në mendje vezët e kuqe, buka e Pashkës, flaka e shenjtë, dhe mishi i qengjit. Sipas fesë vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Krishtit. Vezët lyhen të Enjten e javës së Pashkës dhe thyhen të Dielën, në meshën e madhe kur kremtohet ngjallja e Krishtit, besimtarët thyejnë vezët me njëri tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen.
Ngjyrosja e vezës është art më vete dhe mbart simbolikën e pranverës dhe dritës së diellit. Mbajtja e vezëve kryesisht atyre të kuqe në shtëpi sjell shëndet dhe mirëqenie.
Tek ne mund të gjeni një gamë të madhe të stolisjes dhe ngjyrosjes së vezëve por edhe një gamë të madhe të vezëve dekorative që ne i punojmë kaq bukur dhe unike që do jetë detaji më i bukur në shtëpinë tuaj për Pashkë.

Select your currency