TE NDRYSHME PËR PAGËZIMI

TE NDRYSHME PËR PAGËZIMI

Për një pagëzim të sukseshëm ju duhen edhe disa gjëra të tjera shtesë.
Të gjitha këto që keni krijuar për atë ditë në qoftë se nuk do keni një fotograf të përshtatshëm që është kualifikuar ose praktikuar në fotografi të ceremonisë së pagëzimit, atëherë do keni humbur momente kyc të ritualëve të pagëzimit.
Ne bashkëpunojmë me fotograf më të përshtatshëm për të mbuluar ceremoninë e pagëzimit pa humbur asnjë nga detajet e ritualëve të tij.
Siç thamë edhe më sipër ëmbëlsirat janë të detyrueshme të serviren tek të ftuarit pas ceremonisë së pagëzimit.
Ne në bashkëpunim me “Kalimera Patisserie” ju ofrojmë jo vetëm idetë më të fundit të ëmbëlsirave të pagëzimit por edhe cilësinë aksimale të tyre dhe paraqitjen më të vecantë të ëmbëlsirave të pagëzimit.
Dhe e gjithë kjo festë kaq e bukur mbyllet me dhuratën e prindërve ndaj Nunit.
Mos harroni dhe mos e neglizhoni këtë dhuratë, është një gjest falendërimi tek njeriu që do jetë për fëmijën tuaj prindëri shpirtëror.
Ne mund t’ju ofrojmë disa ide dhuratash por mund të na sillni edhe ju dhuratën që keni blerë dhe të bëjmë një paketim të bukur të dhuratës së Nunit.

Olga personalisht dhe i gjithë stafi jonë kujdeset për çdo detaj që pagëzimi të jetë për ju dita më e bukur në jetën tuaj dhe të fëmijës, se pagëzimi bëhet vetëm njëherë!

Select your currency