SET PËR KUMBARIN

SET PËR KUMBARIN

Në qoftë se keni zgjedhur të kurorëzoheni në kishë atëherë njeriu që do t’ju kurorëzojë quhet Kumbari ose Kumbara. 

Por që të bëhet kjo ritualitet në kishë nevojiten disa gjëra që përbëjnë “Setin e kumbarit” dhe gjithmonë bëhet fjalë për kurrorëzimin në kishën Ortodokse.  

Seti i kumbarit përmban: 

  • Kurorat 
  • 2 llambadha të mëdha 
  • Tabakanë 
  • Shishen e verës 
  • Gotën e verës 
  • 3 qirinj të vegjël 

 

Vera duhet të jetë mavrodhafni, që është e kuqe dhe e ëmbël dhe tabakaja gjithmonë duhet të jetë e stolisur dhe sipër tij duhet të ketë edhe 12 konfeta të vogla. Pas ceremonisë 4 vajza të pamartuara marrin nga 3 kokrra dhe atë natë i vendosin poshtë jastëkut të tyre. Miti thotë që vajzat do endërrojnë bashkëshortin e tyre të ardhshëm. 

Gjëra kaq të vogla por që i japin shumë kuptim gjithë ritualitetit të martesës. 

Ky është seti i kumbarit që blihet nga kumbari, por çifti duhet t’i bëj kumbarit një dhuratë të veçantë që ta falenderoj në këtë mënyrë që zgjodhi ti bashkojë para Zotit!

Olga krijon për ju sete më të veçanta por edhe të personalizuara sipas stilit të gjithë dasmës

Select your currency
EUR Euro