KURORA

KURORA

Kurorat janë simbole mbretërore. Martesa krijon një mbretëri të re, shtëpinë dhe
familjen e çiftit.
Prifti, pasi bekon kurorat në ungjill, bën shenjën e kryqit mbi kokat e çiftit dhe i bën
thirrje vetë Zotit që t'i kurorëzojë me lavdi dhe nder, në mbretërinë e tyre të re, ku ata
do të qeverisin me maturi, mençuri dhe drejtësi. Kurorat e dasmave të kujtojnë
gjithashtu kurorat e martirëve, duke theksuar dimensionin e martirizimit të jetës së
krishterë dhe sakrificat që duhet të bëhen në martesë. Ata simbolizojnë lidhjen e
përjetshme të çiftit në jetë, prandaj prifti, simbolikisht pas përfundimit të sakramentit,
lidh shiritat e kurorave me njëri-tjetrin.
Kumbari mund të përzgjedh nga një larmi të madhe kurorash në varësi të stinës dhe
stilit që do të realizohet dasma.
Kurora moderne, të punuara me argjend apo të lara me argjend apo flori, kurora
romantike të punuara me lule të vogla porcelani, apo kurora që kompozojnë gurë,
degë dhe lule, çfarëdo që ëndërroni, ne i krijojmë për ju.
Tradita do që kurorat duhet të rruhen nga çifti në dhomën e tyre në disa mënyra, ose
me korniza te përshtatshme, kuti enkas për kurora, ose korniza dyshe prej xhami ku
rruhen kurorat, ftesat, konfetat dhe buqeta.

Select your currency
EUR Euro